Luta ia plotëson dëshirën familjes Kastrati, duke ia vënë emrin djalit të tyre të porsalindur
Gjilan – Pas angazhimeve të shumta në mbledhjen e sotme në Kuvendin Komunal të Gjilanit, kryetari Lutfi Haziri ka gjetur kohë për familjen Kastrati, ku djalit të parë të porsalindur të tyre ia vuri Kaon.
Kryetari i Gjilanit ia plotësoi dëshirën prindërve të Kaonit, të cilët thanë se ky është një privilegj i madh për ta.
Nga ana e tij, Haziri u shpreh të jetë i lumtur që iu është përzgjedhur për këtë rast, ndërsa i dëshiroi Kaonit shëndet, jetë të gjatë e lumturi në familje./rajonipress/


