Uji Dea

Mustafa: Zgjidhja duhet të gjendet në Kuvend – me vullnetin e shumicës

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Lideri i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, pas takimit me presidenten e vendit, Atifete Jahjaga, ka theksuar se i kanë shprehur edhe një herë qëndrimin se zgjidhja duhet të gjendet në Kuvend – me vullnetin e shumicës.

“Me kërkesë të presidentes patëm një takim ku shprehëm qëndrimin tonë se zgjidhja duhet të gjendet në Kuvend me vullnetin e shumicës, zgjidhje të cilën tanimë ne e kemi ofruar. Përsëritëm qëndrimin që tu mundësohet deputetëve që vetë ta bëjnë zgjidhjen”, ka thënë Mustafa. /Telegrafi/

LDK, vetëm në takim te Presidentja

Eco Higjiena

Lideri i LDK-së, Isa Mustafa, ndryshe nga takimi i parë, kur kishte shkuar së bashku me përfaqësues të VLAN, kësaj radhe në takim me presidenten është vetëm i përcjellë nga dy përfaqësuesit e LDK-së.

Në takim me liderin Mustafa, janë Vjosa Osmani dhe Ismet Beqiri.