United Hospital

Bajrami sërish kandidat i PDK-së për kryeparlamentar

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Nënkryetari i PDK-së, Arsim Bajrami edhe pse para dy javësh nuk arriti që të marrë më shumë se 44 vota për kryetar të Kuvendit, ai sërish më 2 tetor do të jetë i kandiduari i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Kuvendit.

Lajmin e ka konfirmuar për Gazetën Blic, njeriu i dytë i PDK-së, Hajredin Kuçi. “Nuk jam pjesë direkte e procesit, por besoj kandidati i njëjtë do të jetë”, ka thënë Kuçi shkurt nëpërmjet SMS-it.

Megjithatë, Hajredin Kuçi nuk ka dhënë detaje se si PDK do të mund ta zgjedh Arsim Bajramin në krye të Kuvendit, apo se ka do t’i siguroj 61 vota.

Ndërkohë, deputeti tjetër i kësaj partie, Enver Hoxhaj dje u ka thënë medieve se PDK e ka planin se si do ta zgjedh kryetarin e Kuvendit.

Fundamenti

Mirëpo, as Hoxhaj nuk ka dhënë detaje apo nuk e ka sqaruar se nga PDK do t’i marrë 61 vota.

Në anën tjetër, sekretari i Përgjithshëm i AAK-së, Burim Ramadani i ka thënë Gazetës Blic se Blloku LDK- AAK- Nisma + VV nuk do ta votojnë kandidatin e Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Kuvendit më 2 tetor.

Sidoqoftë, tërë shpresat tani janë përqendruar tek presidentja e vendit, Atifete Jahjaga e cila këto ditë po qëndron për vizitë disa ditore, në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së.

Gjatë kësaj vizite ajo ka pasur takime edhe me krerë të lartë të Departamentit Amerikan të Shtetit, ku raportohet se edhe ka marrë instruksione se si të tejkalohet ngërçi politik. /Gazeta Blic/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.