Studentët e Luginës ikin nga UP
Moszbatimi i marrëveshjes Kosovë-Serbi në fushën e arsimit ka zbrazur Universitetin e Prishtinës (UP) “Hasan Prishtina” nga të rinjtë e Luginës së Preshevës.
Mosnjohja e diplomave të UP-së nga institucionet e Serbisë po orienton të rinjtë e Luginës të studiojnë në Universitetin e Tiranës si dhe në atë të Tetovës, por jo dhe në Universitetin e Prishtinës si më parë./zeri/


