ARKATANA

Ja çfarë kërkoi Isa Mustafa nga Arben Gashi dhe të tjerët!

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Duket se deklaratat e dhëna para disa ditësh nga deputeti Arben Gashi dhe nga anëtari i Kryesisë, Lutfi Haziri, që LDK-së, duhet t’i takoj posti i kryeministrit, kanë nxitur liderin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa që të ftoj një takim për të premten me deputetët e kësaj partie.

“Në këtë mbledhje Isa Mustafa ka kërkuar nga deputetët e Lidhjes Demokratike të Kosovës që të jenë të kujdesshëm me deklaratat e tyre”, ka thënë për Gazetën Blic një deputet që i ka qenë i pranishëm në këtë mbledhje.

“Kryetari ka kërkuar nga deputetët që të mos japin deklarata në opinionin në lidhje me zhvillimet e fundit, sidomos në lidhje me koalicionin LVAN. Kjo kërkesë e tij më tepër ka qenë një lutje”, ka thënë ky deputet.

Mirëpo, zyrtarisht askush nga kjo parti nuk kanë dhënë shumë detaje se çka u bisedua saktësisht në këtë takim.

Deputetja e LDK-së, Alma Lama e kontaktuar nga Gazeta Blic nuk ka dhënë shumë komente rreth asaj se çka është biseduar në takimin e djeshëm të liderit Isa Mustafa me deputetët.

“Nuk kam çka të komentoj. Krejt çka është biseduar në takim, është thënë në kumtesën e lëshuar për medie”, ka thënë ajo për Gazetën Blic.

Ndërkaq, deputeti tjetër, Arben Gashi u ka thënë medieve të premten se në këtë takim nuk është biseduar për punën e postit të kryeministrit.

UBT

LDK-ja pas takimit të djeshëm, e kishte lëshuar një kumtesë për medie, ku ndër të tjera thuhet se kjo parti është shumë unike.

“Në këtë takim u bisedua lidhur me përgatitjet për vijimin e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Ky grup konfirmoi gatishmërinë për të vijuar punën përgatitore për seancën, si dhe qëndrimin unik për të vijuar projektin e shumicës parlamentare, me qëllim që institucionet e reja të krijohen sa më parë.
Grupi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës shpreh vendosmërinë për të implementuar vullnetin politik dhe përfaqësues të shumicës parlamentare në Kuvendin e Kosovës, e cila është përfaqëson shumicën e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në kumtesën e lëshuar për medie nga LDK-ja gjatë ditës së premte.

Arben Gashi, ishte ndër të parët i cili kërkoi që të rishqyrtohet marrëveshja e LAN-it. Ai pati një propozim që Isa Mustafa të marrë postin e kryeministrit, ndërkaq, Ramush Haradinaj e Albin Kurti, të jenë zëvendëskryeministra.

Idenë e tij e mbështeti edhe Lutfi Haziri. Derisa deputeti tjetër i LDK-së, Armend Zemaj edhe njëherë e qartësoi se ai nuk do të votoj për Ramush Haradinajn kryeministër.

Edhe deputetja, Alma Lama kishte dhënë një ide, se si të ndahen postet ndërmjet LVAN-it.

Ajo kishte deklaruar se dy vjet postin e kryeministrit duhet ta marrë Isa Mustafa, e dy të tjera Ramush Haradinaj. /Gazeta Blic/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.