Blerta ëndërron Bora Borën
Preferon sportin dhe muzikën, ndërsa e urren gënjeshtrën dhe dyfytyrësinë. Kështu së paku ka treguar deputetja Blerta Deliu-Kodra, e cila në intervistën ndryshe në gazetën Tribuna ka shpalosur edhe disa detaje të tjera nga jeta e saj.
Se është e pasionuar ndaj botës kinematografike sa që nuk e ka problem nëse një film e risheh disa herë, e ka treguar vetë deputetja Blerta Deliu-Kodra. Ajo mes tjerash për gazetën Tribuna ka thënë se te një person e vlerëson shumë personalitetin, çiltërsinë dhe sensin e humorit.
Tribuna: Si e kujtoni fëmijërinë tuaj me pak fjalë?
Deliu-Kodra: Mendoj se e kam kaluar mirë fëmijërinë time. Prindërit kanë qenë që të dy në punë dhe unë si fëmija më i madh kam pas obligim që të kujdesem për 3 motrat dhe vëllain. Kohën me të madhe e kam kaluar në lagje në Skenderaj, një qytet i qetë dhe i heshtur por më shumë dashuri brenda.
Tribuna: Cili është libri dhe filmi që ju kanë lënë më së shumti përshtypje?
Deliu-Kodra: Ka që më pëlqejnë por që mund të shoh dhe rishoh janë: “Linja jeshile” me Tom Hanks , Histori e dhimbshme “Patrioti” me Mel Gibson, një histori e një babi që mbron në çdo kusht familjen gjatë luftës. Kam shumë tituj librash që i pëlqej e veçmas disa te Kamys, Kafkës, Koelos dhe Kadaresë.
Tribuna: Cili është gjësendi më i shtrenjtë në dollapin tuaj?
Deliu-Kodra: Një orë dore!
Tribuna: Cila është e meta juaj më e madhe?
Deliu- Kodra: Vonesa. Gjithmonë mundohem të jem në kohë, por vështirë ia dal!
Tribuna: Çfarë vëren fillimisht te një mashkull?
Deliu- Kodra: Personalitetin, çiltërsinë dhe sensin për humor.
Tribuna: Cilëve tipa të njerëzve ju ikni?
Deliu-Kodra: Injorantëve.
Tribuna: Hobi juaj i preferuar?
Deliu-Kodra: Sportet, palestra dhe muzika.
Tribuna: Çfarë mund të ju nervozoj në moment?
Deliu- Kodra: Gënjeshtra dhe dyfytyrësia.
Tribuna: Kur keni kërkuar për herë të fundit ndihmë?
Deliu-Kodra: Para 5 minutave (Intervista është realizuar të premten).
Tribuna: Cila është frika juaj më e madhe?
Deliu-Kodra: Fatkeqësitë natyrore.
Tribuna: Pa çfarë nuk dilni kurrë nga shtëpia?
Deliu-Kodra: Pa telefon.
Tribuna: Çfarë i thoni më së shpeshti vetes kur shikoheni në pasqyrë?
Deliu-Kodra: Them që duhet të pushoj më shumë… Më kishte bërë mirë.
Tribuna: Kur për herë të fundit keni hipur në trafik urban?
Deliu-Kodra: Javën e kaluar me vajzën.
Tribuna: Nëse i kishit fituar në lotari 1 milion euro ku i kishit shpenzuar më parë?
Deliu-Kodra: Për të gjithë ata që kanë nevojë, veçmas për shumë vajza që kanë nevojë për arsimim, për fëmijët pa prindër, dhe për gratë vetushqyese.
Tribuna: Destinacioni i juaj i ëndrrave?
Deliu- Kodra: Bora Bora.
Tribuna: A bëni punë shtëpie?
Deli- Kodra: Çdo ditë.


