Mobi Casa

Lutfi Haziri kryesues i Bordit të AZHR Lindje

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Lutfi Haziri, kryetar i Komunës së Gjilanit, me unanimitet të plotë është zgjedhur sot kryesues i Bordit të Agjensionit Zhvillimor Rajonal – Lindje për mandatin një vjeçar.

Me të marrë detyrën e kryesuesit të AZhR’së, kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, u zotua për angazhim maksimal dhe përkrahje të fuqishme të mëtejshme këtij institucioni, të cilin e vlerësoi si një mekanizëm të rëndësishëm për bashkëpunimin ndër-komunal dhe rajonal.

Duke falënderuar për punën e mirë kryesuesin e deritanishëm, kryetarin e Ferizajt, Muharrem Sfarqa, kryetari Haziri u zotua, po ashtu, për bashkërendim të aktiviteteve të gjithëmbarshme të 11 komunave të rajonit ekonomik lindje, duke theksuar se Komuna e Gjilanit si njëra ndër komunat më të mëdha të këtij rajoni, do të jetë gjithmonë e interesuar për zhvillim të balansuar ekonomik.

UBT

Në këtë takim, pos përfaqësuesve të AZHR’së, të pranishëm kanë qenë edhe kryetarët dhe përfaqësuesit e 11 komunave, ndërkaq kryesuesi i deritanishëm i Bordit të AZhR Lindje, Muharrem Svarqa, falënderoi të gjithë kryetarët e komunave të rajonit ekonomik Lindje për angazhim dhe bashkëpunim të sinqertë në zhvillimin e gjithëmbarshëm socio-ekonomik të rajonit.

Në këtë takim, Valbona Tahiri, drejtoreshë e Agjencisë, ka prezantuar raportin një vjeçar të performancës së këtij Agjencioni si dhe prezantoi planin e veprimit për periudhën e ardhshme kohore, përderisa anëtarët e Bordit aprovuan raportin një-vjeçar të punës si dhe atë financiar të këtij Agjencioni.

Përndryshe, të gjithë pjesëmarrësit në këtë takim shprehën fjalë mirënjohje të lartë për punën profesionale dhe angazhimin permanent të stafit të AZhR Lindje./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.