Uji Dea

Uniteti i manipulimeve

/ 5 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Kujtim Sadriu – Kryetarit legjendar të PVD-së, si duket iu kanë harxhuar edhe manipulimet.Të them të drejtën, akoma i ruaj të freskëta në kujtim deklaratat e deputetit të votave të vjedhura, të cilit gjithmonë i ka shkuar me kopalla e kerefeke. Më kot u mundova t’i kaloj në heshtje premtimet e deputetit, i cili e përdhunon inteligjencën.

I nderuari deputet i votave të vjedhura, në hajmalinë Tuaj keni cekur: Se është riaktualizuar përçarja e spektri politik shqiptar, a po harroni se jeni të përçarë si është ma keq prej kur erdhi sistemi i pluralizmit e gjer më sot, përçarje jo për interese qytetare, por për interesa materiale, familjare, klanore e partiake.

Halimi, shprehet se edhe kur kanë kaluar më shumë se 13 vite nga fillimi i zbatimit të programit të Qeverisë serbe për zgjidhjen e krizës në Luginë të Preshevës.

Sa i përket diskriminimit dhe zgjidhjes së krizës së Luginës së Preshevës, ajo ka filluar disa herë, por përçarja juaj ka bllokuar çdo gjë, dhe se diskriminimi nuk po vije nga Beogradi, por pikërisht po vije si pasojë e dy subjekteve politike PVD dhe PDSH, po harroni se Kuvendi Komunal i Preshevës qeveriste me 100 për qind shqiptare. Beogradi nuk ka thirru te bojkotoj regjistrimin e popullatës, por keni thirru ju liderët që si pasoj mbetem edhe ça gjyqësi.

Integrimi

Përfshirja e shqiptarëve në strukturat publike dhe shtetërore është vetëm simbolike!”
A po ju kujtohet në vitin 2010 kur ishte paraparë që të punësohen 45 doganierë shqiptarë ku ju me disa pazarllëqe me ish Ministrin e pushtetit lokal Milan Markoviq përgjysmuat numri, le je sa keni përgjysmuar por ja keni mundësuar që Partia radikale te Voislav Sheshelit të jetë pjesë e pushteti lokal në Bujanoc. Kështu që gjithë çka ka mbet simbolike nga politika juaj lokaliste dhe antikombëtare.

Amnistia për ish ushtarët e UÇPMB-së sipas Riza Halimit, është një problem serioz. Po këtij farë deputeti duhet ndaluar rreptësisht të flas në emër të ish ushtarëve të lirisë.
Në vitin 2012 në heshtjen e fushatës parazgjedhore ne mënyrë brutale dhe barbare u arrestuan me urdhrat e Ivica Daçiq, shumë të rinj shqiptarë, a ndërkohë nga vetë deputeti kërkohej unitet për formimin e pushteti lokal në Bujanoc! Po si nuk patët aspak keqardhje ndaj këtyre djemve, aq sa keni keqardhje sa që shpesh herë keni “ndihmuar” familjarët e tyre.

Kthimi i të të shpërngulurve

Po shkaktari kryesor për dëbimin e shqiptarëve jeni Ju dhe kryetari i komunës me deklaratat nxitëse, me veprimtarinë tuaj familjare dhe partiake. A jeni ju po ai njeri, që keni marr shkollat nën kontroll dhe keni bërë profesorë me shkolla të mesme, dhe duke e vrarë popullin në mënyrë misterioze në kokë dhe dituri! A jeni ju që keni detyruar të ikin kuadro të shquar nga Lugina nga uzurpimet tuaja! A jeni ju që nuk keni dhënë një kontribut për hapjen e vendeve të punës! Po ju jeni ata që një Universitet pengoni ju. Kështu që Beogradi nuk ka ardhur këtu po ju ka caktuar juve që t’ia përmbushni premtimet.

UBT

Regjistrimi i popullatës

Mos thuani mos gatishmëria e Qeverisë, por demagogjia e juaj dhe politika e juaj ka bojkotuar, edhe t’ju jeni mirënjohës disa qytetarëve shqiptarë, por faleminderimi më i madh ju takon qytetarëve serbë dhe romë, të cilët u regjistruan, po që se edhe ata nuk do të regjistroheshin ne do te kishim mbetur edhe pa Ambulancë.

Për fund në hajmalinë e kryetarit të PVD-së kërkon respektimin e Platformës politike te vitit 2006. Dhe pyet a është MOMENTI për UNITET.

Pa një analize të vogël të kësaj hajmalie të deputetit shihet qartë, se me gjithë veprimtaria e tij me afro tri decenie ka qenë një “Lojë” fati e te i cili përveç përfitimeve personale, materiale dhe antishqiptare nuk ka bërë agjë. Ky dhe i pari komunës aq shumë kanë platforma, deklarata, konkluzione dhe sa herë që duhet te nxirren nga situata e tyre, ata nxirin nga sirtarët këto fletushkat e tyre sa për t’i hedhur pluhur syve.

Momenti

Momenti është që të hiqeni nga skena politike, se jemi ngopur me demagogjitë e juaj, duke na bërë Autonomi, duke na bashkangjitur me Kosovë e Maqedoni, duke na bërë Shqipëri Natyrale e Artificiale, duke pru me qindra e mijëra platforma e konkluzione, duke dhënë deklarata me neveri dhe urrejtje.

Mjaft më, nëse nuk i frikësoheni popullit së paku frikësohuni Zotit. Se nga gjithë këto të lartë përmendur asgjë nuk i kanë sjellë të mirë qytetarëve, por vetëm familjarëve tuaj ku tani po jetoni në mënyrë luksoze!

NDAJ, MOMENTI ËSHTË QË TË SHPORRENI!