“Ringjallet” Bruce Lee
Bruce Lee, njëri nga artistët më të famshëm në botë të arteve marciale u bë me figurë prej dylli në muzeun “Madame Tussauds” në Hollywood.
Edhe dyzet vjet pas vdekjes misterioze të Bruce Lees ende është heroi i filmave aksion, i cili vetëm përmes arteve marciale luftoi kundër së keqes dhe dhunës në jetën e përditshme.
Gjatë paraqitjes së figurës së tij prej dylli në këtë muze është paraqitur edhe vajza e tij, Shannon.
Lee ka luajtur në rolet kryesore të filmave “Enter the Dragon”, “The Way of the Dragon”, “Big Boss” dhe “The Dragon Fist”.
Më interesante është se ai ishte shumë i aftë edhe në vallëzim dhe ishte edhe një instruktor i vallëzimit.
Shkollën e tij të mundjes e ka ndjekur edhe aktori i njohur Chuck Norris.
© KOHA.net


