Hidromorava

Gjermania vazhdon përkrahjen për futbollin e Kosovës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Trajneri gjerman Klaus Toppmoller, ka thënë se Gjermania do të vazhdojë të ndihmojë futbollin e Kosovës ndërsa ka bërë thirrje që futbolli kosovar të pranohet në FIFA.

Gjatë takimit të tij që e zhvilloi me kryetarin e Federatës së futbollit të Kosovës, Fadil Vokrrin, trajneri gjerman është shprehur i kënaqur me mikpritjen që i është bërë në Kosovë para miqësores mes yjeve të futbollit gjerman dhe atyre kosovarë.

I pari i FFK-së tha se kjo vizitë është e mirëseardhur në prag të ndeshjes që nesër do të zhvillohet ndërmjet yjve të futbollit gjerman dhe yjve të futbollit të Kosovës, transmeton kp.

FIDANISHTJA

“Ne falënderojmë shtetin gjerman dhe federatën e futbollit të Gjermanisë veçmas presidentin Wolfgang Niersbach, i cili ka premtuar gjithë ndihmën e ti në rrugën e FFK-së drejt anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare”, ka thënë Vokrri.

“Po ashtu me federatën gjermane ne tash kemi nisur një bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë, sidomos në shkollimin e trajnerëve që është një domosdo për futbollin e Kosovës. Ne do të vazhdojmë të thellojmë këtë bashkëpunim në të gjitha fushat e mundshme sepse kemi nevojë të madhe”, ka shtuar ai.