Kapet hajni, kishte vjedhur portofolin me dokumente e para
Gjilan – Në rrugën e “Gjinollëve” në Gjilan Policia e Kosovës njësitet e hetimeve nga stacioni policor i Gjilanit pas një pune mirë të organizuar operative kanë arrestuar të dyshuarin shqiptar shtetas i Kosovës ku dyshohet se i njëjti me datën 28 janar 2017 në një butik në Gjilan, kishte vjedhur portofolin e ankueses së rastit në të cilin kishte edhe dokumentet personale si dhe një sasi parash.
Përpos rastit në fjalë dyshohet se i dyshuari ka kryer edhe disa vjedhje të tjera në shumë qytete të Kosovës kryesisht në furra buke. Pas intervistimit me vendim të Prokurorit të Shtetit, i dyshuari është ndaluar në qendrën e mbajtjes për 48 orë.
Rastet janë duke u hetuar veç e veç njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/

