Fundamenti

Daka lutet që mos të ketë zgjedhje shumë shpejtë

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Procesi zgjedhor i 8 qershorit në Kosovë është vlerësuar të jetë zhvilluar mirë, por që ende ka vend për përmirësime.

Ambasadori i Norvegjisë në Kosovë, Jan Brathu, ka thënë se nuk ka zgjedhje perfekte, madje as në vendin e tij, e as në ndonjë vend tjetër. Por ai tha se duhet të bëhen përmirësime për zgjedhjet e tjera.

Ndërsa, kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, tha se zgjedhje do të ketë në të ardhmen por lutet që të mos ketë shumë shpejtë.

KKVITI

Këto u thanë në një tryezë të organizuar nga KDI-ja, ku është publikuar raporti ‘Zgjedhjet e jashtëzakonshme, sfidat e jashtëzakonshme’.

Në këtë tryezë folën edhe përfaqësues të partive politike, ku partitë opozitare akuzuan partinë në pushtet për blerje votash dhe shfrytëzim të aparatit shtetëror në interesa të partisë. /KP/