Fundamenti

Gjykata Kushtetuese s’ka më kuorum – nuk mund të gjykojë asnjë lëndë politike

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjyqtari amerikan i Gjykatës Kushtetuese, Robert Carolan ka dhënë dorëheqje për arsye personale, duke bllokuar kështu punën e këtij institucioni në një fazë të ndjeshme për vendin.

Burime të Gazetës Express thonë se me dorëheqjen e gjyqtarit Carolan, Gjykata de fakto nuk ka kuorum për të gjykuar “lëndët politike”.

“Akrualisht, Gjykata ka ngelur me shtatë gjyqtarë, por z. Kadri Kryeziu nuk mund të marrë pjesë në gjykimin e lëndëve politike, pasi që është përjashtuar nga këto raste meqenëse ai u pa në një tubim të PDK’së në zgjedhjet e fundit”, ka thënë një burim i Gazetës Express në kushte anonimiteti.

Vendi ndodhet në një ngërç politik dhe funksionalizimi i Gjyaktës Kushtetuese është shumë i rëndësishëm.

E, funksionalizimin e këtij institucioni duket se mund ta garantojë vetë Samuel Zhbogar, Përfaqësuesi i BE’së në Kosovë; ai ka kompetenca për ta emëruar një gjyqtarë tjetër në pozitën e lënë bosh nga Carolan.

ARKATANA

“Z. Zhbogar tashmë ka nisur përpjekjet për ta gjetur një gjyqtar ndërkombëtar”, ka thënë burimi i Gazetës Express, brenda Gjykatës Kushtetuese.

Gjyqtari amerikan largohet nga Gjykata Kushtetuese

Kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Enver Hasani, është informuar nga gjyqtari Robert Carolan për largimin e tij nga puna për arsye personale dhe i njëjti nuk do të jetë më gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese të Republikës Kosovës.
Kjo u bë e ditur në një njoftim të Gjykatës Kushtetuese, ku thuhej se ky institucion do të vazhdojë me punën si deri më tani.

Ndryshe, gjyqtarit Robert Carolan nuk u pajtua me vendimin e Gjykatës Kushtetuese për seancën konstituive, ku patë thënë se vendimi i Kuvendit për të zgjedhur Isa Mustafën, kryetar të Kuvendit ishte në përputhje me Kushtetutën.

Gjyqtarit Robert Carlon thotë se meqë Agim Aliu i PDK-së nuk mori votat e shumicës së deputetëve, atëherë shumica zgjodhi, sipas tij, në përputhje me Kushtetutën, Isa Mustafën, kryetar të Kuvendit.