LVV: Qeverisja Haliti pa vizion dhe strategji afatgjate!
Viti – Dikur LDK-ja “institucionaliste” akuzonte qeverinë komunale të udhëhequr nga PDK-ja si qeveri të asfaltit, kurse tash e vetëquajtura “qeveri brilante” e udhëhequr nga Sokol Haliti, pa pikë dyshimi quhet si qeverisje e mbi asfaltit ashtu edhe e ekspozimit mediatik.
Një qeverisje që bënё politika publike ditore dhe pa strategji afatgjate, nuk mund të quhet ndryshe përveç se një qeverisje pa vizion dhe strategji konkrete. Kemi qindra raste kur qeverisja Haliti ka vepruar e punuar në baza ditore, d.m.th. pa strategji tё mirëfilltë dhe pa plan afatgjatë, duke ju shërbyer interesave të ngushta klanore dhe familjare.
Çdo investim i kësaj qeverisje është duke u kalkuluar si përkthimin në votë, duke mos e llogaritur cilësinë e investimeve dhe efektet e politikave publike për periudha afatgjate. Të gjitha investimet në infrastrukturën rrugore janë bërë pa studim fizibiliteti rrjedhimisht pa cilësi minimale, në të cilat rrugë brenda muajve janë hapur gropa të cilat madje krijojnë percepcionin e korrupsionit të kësaj qeverisje “vizionare”. Këto investime janë projekte tё cilat realizohen nga paraja e taksapaguesve, të cilat mjete shpenzohen pa pikë mëshire dhe plani, dhe tё cilat nuk mund të quhen ndryshe përveç keqpërdorim dhe keqmenaxhim i parasë publike. Në disa nga keqpërdorimet e mëdha që janë kryer janë pikërisht këto digasterë, pa përjashtuar edhe disa tё tjera.
Arsimi i ulët dhe i mesëm si kompetencë e institucioneve komunale është harruar krejtësisht, dhe jo rastësisht është ngulfatur grandi specifik për arsim që ndahet si grand për institucionet komunale. Gjendjen e arsimit nё nivelin komunal e rëndon edhe mbingarkesa me militant partiak të cilët punësohen pa përgatitje adekuate e nё disa raste edhe pa nevojë duke e ngarkuar buxhetin nё arsim.
Degradimi i arsimit si shtyllë kryesore e zhvillimit ekonomik të një shteti e veçanërisht komune, po e vret të ardhmen e kësaj shoqërie dhe jo rastësisht, kishim një Raport tejet tё dobët si ai i Pisa-s. Pra duke instaluar rrjet të fuqishëm familjarë në këtë institucion, kanë ngulfatur institucionin edukativo-arsimor si dhe rritur mos-profesionalitetin dhe mos cilësinë, çka e bёnё njëherit problem nё komunën e Vitisë.
Shëndetësia si një sektor i domosdoshëm për qytetarët e Vitisë do tё duhej konsideruar me prioritet për institucionet komunale, por për fat tё keq ky institucion nuk po mbështetet me investime tё nevojshme nga qeverisja Haliti. Pra, kryetarit Haliti nuk i interesojnë shërbimet shëndetësore dhe tё mirëfillta për qytetarët e Vitisë, por i intereson karriera e tij politike, edhe ashtu pa substancë të mirëfilltë. Kjo pra ёshtё çështje që mёsё shumti kryetari aktual po e zhvillon, përfitimin politik nё emër tё qeverisjes komunale.
Administrata e politizuar aktualisht ёshtё e mbushur me militant partiak, disa të instaluar përmes mbingarkimit të kodit për paga dhe mëditje e disa të instaluar jashtëligjshëm përmes marrëveshjeve për shërbime të veçanta, për të cilin edhe Auditori i përgjithshëm në raportin tij vjetor ka paraqitur vërejtje për Komunën e Vitisë.
Një menaxhim shumë i dobët i administratës komunale, vërehet edhe sapo të futesh në hyrje të objektit ku është e shtrirë administrata, që çdo qytetarit i bien në sy.
Madje edhe për pritjet e gjata qytetarët kanë vërejtje tё mëdha, çka e bёjnё njëherit qytetarin tejet monotonik. Efikasiteti, efektiviteti, llogaridhënia, transparenca, parimi i barazisë në shërbime janë rrugët e një administrate moderne, por këto për fat tё keq asnjëra nuk hasen në “qeverisjen brilante” të Sokol Halitit.
Qytetarët e Vitisë duan progres në shërbimet administrative, duke ecur në hap me kohen e mbi të gjitha e duan dixhitalizimin e shërbimeve administrative thuhet në reagimin e LVV dega në Viti./rajonipress/


