Fundamenti

Limaj: Duhet pranuar realiteti i ri politik

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Lideri i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj e ka quajtur të pazakontë shtyerjen e seancës konstituive për 18 shtator sepse, sipas tij, nuk ka pasur asnjë arsye të qëndrueshme për një hap të tillë.

Limaj ka thënë se blloku e ka shumicën për të dalë nga ngërçi, ndërsa e ka ftuar kryesuesen e seancës konstituive të Kuvendit, Flora Brovinën, t’i kthehet rolit të saj.

Fundamenti

“Vullneti i shumicës së qytetarëve reflektohet nëpërmjet përfaqësuesit të tij të zgjedhur, deputetit. Tashmë besoj se është e qartë për të gjithë se ne si koalicion përfaqësojmë këtë shumicë të deputetëve”, ka thënë Limaj. /Epoka e Re /