ARKATANA

Barrë e rëndë për Qeverinë e re

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Ngërçi politik akumuloi shumë punë të pakryera. Zhvillimi ekonomik, prioritet mbi prioritetet.

Megjithëse ende ka dilema të mëdha se kush do të udhëheqë Qeverinë e re, përgjegjësitë dhe sfidat e ekzekutivit të ardhshëm, sa vijnë e shtohen, duke pasur parasysh edhe grumbullimin e detyrave për shkak të ngërçit politik.

FIDANISHTJA

Por, si detyrim parësor për Qeverinë e ardhshme nga analistët politikë, shihet përmirësimi i zhvillimit ekonomik, lufta kundër korrupsionit, sundimi i ligjit, depolitizimi i administratës dhe përmbushja e premtimeve për krijimin e qindra vendeve të reja të punës, pastaj vazhdimi i dialogut me Serbinë dhe zbatimi i marrëveshjeve të arritura./Kosova Sot/