Eko Higjiena

Pse zemra e femrës nuk funksionon mirë në trupin e mashkullit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Meshkujt të cilëve u është transplantuar zemra e femrave kanë një rrezik më të lartë të vdekjes brenda një viti, zbulon një studim i shkencëtarëve amerikanë.

Në studimin e parë të këtij lloji, hulumtuesit nga Universiteti i Marylandit analizuan rezultatet e 31.634 transplantimeve të zemrës. Rezultatet treguan se meshkujt të cilët kanë marrë zemrën e femrës kanë 32 për qind rrezik më të lartë të vdekjes brenda një viti pas transplantimit të zemrës.

“Transplantimi i zemrës është opsioni i vetëm për disa njerëz që të jetojnë”, deklaroi studiuesi kryesor dr. Robert M. Reed, duke shtuar se “meshkujt të cilët kanë marrë zemrën e një femre, kanë 32 për qind rrezik më të lartë të vdekjes brenda një viti pas transplantimit”.

FIDANISHTJA

Praktika aktuale në kërkimin e donatorëve është përmbushja e kritereve si gjinia, lartësia, pesha dhe mosha, transmeton Koha.net. Megjithatë, shpesh një numër i madh i këtyre kritereve nuk është plotësuar, por transplantimi është i vetmi opsion i mbetur për të jetuar.

Gjithashtu merret parasysh distanca fizike midis dhuruesve dhe marrësve, sepse zemra nuk guxon të qëndrojë jashtë trupit më shumë se 4 deri në 5 orë.
Problemi nuk është se zemra e femrës nuk funksionon në trupin e mashkullit, por është në madhësinë e zemrës. Zemra e femrës është më e vogël dhe nuk funksionon po aq mirë edhe në një trup më të madh. Më e rëndësishme është madhësia e zemrës se sa gjinia e donatorit.

Studimi, i cili hulumtoi rezultatet e transplantimeve të kryera në 22 vjetët e fundit, u botua në revistën “Heart Failure Today”.
© KOHA.net