United Hospital

Molliqaj: Ambasada e SHBA e ka kuptuar se VV është zgjidhja më e mirë për Kosovën

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Sekretari i Vetëvendosjes, Dardan Molliqaj, ka thënë se edhe Ambasada Amerikane në Prishtinë e ka kuptuar se Vetëvendosje është zgjidhja më e mirë për Kosovën. Sipas tij, Vetëvendosje ka kërkuar takime me të gjitha ambasadat në Prishtinë, por vetëm ajo Amerikane ka refuzuar të takohet me udhëheqësit e VV-së me arsyetimin se s’kanë kohë.

Molliqaj, ka thënë se koalicioni i lidhur me LDK-AAK-NISMA i ka numrat dhe parimet.

Ai ka thënë se edhe Lista “Srpska” do të jetë në Qeveri pasi kështu parashihet me Kushtetutë.

Molliqaj ka tentuar të mbrojë parimet të Vetëvendosjes, duke thënë tash se koalicioni me partitë opozitare është qëllim strategjik i Partisë së Albin Kurtit.

Ndërkohë, ai ka thënë se të enjten ka ndodhur një veprim shumë i madh por i dëmshëm për Kosovën me rastin e shtyrjes së seancës konstituive.

ARKATANA

Sipas tij, seanca e shtyrë e ka kërkuar Beogradi dhe ia ka miratuar PDK-ja.

Molliqaj ka thënë se për VV janë të papranueshme që kërkesat e Beogradit të pranohen nga Kosova.

“Beogradi urdhëron, PDK zbaton”, ka thënë Molliqaj, në Klan Kosova, citon express.

Molliqaj ka folur edhe për koalicionin me LDK-AAK-NISMA, duke thënë se është bërë për interesin e shtetit të Kosovës.

Ky zyrtar i VV-së ka thënë se përfshirja e tyre në Qeveri është garanci edhe për serbët e Kosovës, të cilët s’kanë kryer krime. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.