Eko Higjiena

“Srpska” përcakton agjendën e Kuvendit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

​Lista Serbe e ka dëshmuar rolin që do ta ketë në skenën politike të Kosovës si eksponent i Beogradit, duke këmbëngulur dhe arritur qëllimin për shtyrjen e seancës konstituive të Kuvendit të paraparë për të premten. Me kërkesë të kësaj liste, kjo seancë është lënë për të enjten e ardhshme, më 18 shtator.

Pas përfshirjes së Lëvizjes Vetëvendosje në koalicionin e gjerë me LDK-në, AAK-në dhe partinë Nisma, ku ishte edhe “Srpska” si kategori kushtetuese, subjekti serb e kishte vlerësuar këtë si një zhvillim të ri dhe kishte kërkuar edhe një javë afat për konsultime me Beogradin.

ARKATANA

Burime nga “Srpska” kanë thënë për Tribunën se fillimisht një delegacion i këtij subjekti politik kishte planifikuar të udhëtonte për në Beograd, por më pas kishin kuptuar se atje nuk ndodhej kryeministri serb, Aleksandar Vuçiq, andaj ia kishin mësyer Prishtinës për të biseduar me liderët e LDK-së, AAK-së dhe Nismës.

Ndërkohë, “Srpska” i kishte drejtuar një letër edhe Flora Brovinës, si kryesuese e seancës, me kërkesën që seanca e 12 shtatorit të shtyhej. Brovina i kishte ftuar në një takim urgjent partitë parlamentare për konsultime, por asaj i ishin përgjigjur vetëm PDK-ja dhe subjektet e pakicave serbe dhe joserbe.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.