United Hospital

Ndërrimi taktik i PDK-së

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Ndërrimi i kandidatit për kryeparlamentar nga Partia Demokratike e Kosovës, nga analistet politikë është cilësuar si një ndërrim taktik. Me këtë lëvizje, sipas tyre, PDK ka synuar që të propozojë një kandidat i cili edhe ashtu pa një marrëveshje politike nuk mund të sigurojë më shumë vota sesa Aliu. Analistët konsiderojnë se me këtë ndërrim kandidatësh, megjithatë më së shumti është dëmtuar imazhi i Agim Aliut.

Ata kanë vlerësuar se fillimisht PDK ka qenë dashur të konsumojë propozimin e seancës së kaluar e cila është vazhdim i seancës së ardhshme, dhe më pas të propozohet kandidatura e Arsim Bajramit. Për analistin politik nga KIPRED-i, Albert Krasniqi, kandidatura e Agim Aliut është përdorur vetëm për të pasur të drejtën për t’iu drejtuar Gjykatës Kushtetuese dhe se PDK nuk e ka trajtuar mirë kandidatin e saj.

Eco Higjiena

“E para, PDK është dashur me vazhduar me kandidatin e kaluar, për shkak se tashmë është nisur një procedurë me të. Do të ishte e padinjitetshme ndaj vetë kandidatit të PDK-së, që ta ndërrojë, sepse i bie qe këtë figurë PDK e ka përdorur vetëm për ta konsumuar herën e parë, në mënyrë që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese. Kështu që është trajtim jo i mirë ndaj kandidatit, duke mos e konsideruar si kandidat serioz”, ka thënë Krasniqi…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.