Uji Dea

Stafi i UBT-së përmes projektit TEMPUS ka vizituar Republikën e Gjermanisë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Prishtinë – Stafi UBT-së nëpërmjet projektit TEMPUS- Energji Eficiente, gjatë kësaj jave ka realizuar një vizitë studimore në Republikën e Gjermanisë, më saktësisht ka vizituar Universitetin Bauhaus, shkolla, institute, kompani dhe ministri, në Dessau dhe Berlin.

Stafi i UBT-së, kishte mundësi të vizitonte institucione të ndryshme shtetërore dhe private, universitete dhe objektin e Bauhasit.

Qëllimi i vizitës ka qenë njohja më për së afërmi me shkollimin profesional me theks të veçantë në fushën e energjisë eficiente në ndërtesa, por edhe atë alternative, si dhe pajisjet didaktike për këtë fushë, si pjesë e projektit TEMPUS, të financuar nga Komisioni Evropian, ku UBT është përfituese. Gjithashtu gjatë vizitave u diskutua edhe për bashkëpunim në të ardhmen.

Uji Dea

UBT-ja nëpërmjet këtij projekti ka zhvilluar qendrën e vete për Energji dhe Programin e Studimit, i cili pritet së shpejti të vlerësohet nga ekspertët ndërkombëtar.

Presidenti i UBT-së, Edmond Hajrizi, vizitoi edhe partnerët tjerë gjerman në Wiesbaden dhe Frankfurt të Gjermanisë./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.