Fundamenti

Zgjedhjet, te dera

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Nga Enis Veliu – Mbajtja e zgjedhjeve të jashtëzakonshme në vend në tetor të këtij viti, si duket ka mbetur opsioni i vetëm për të dalë nga ngërçi politik që po përjeton vendi, që nga mbajtja e zgjedhjeve të fundit nacionale të cilat u mbajtën para dy muajsh.

Këtë opsion po e lë si alternativë të vetme madje edhe gjuha, por edhe veprimet e fundit të kryeministri në largim, Hashim Thaçi.

Ky i fundit përmes një komunikate për media kërkoi mobilizim të anëtarëve të partisë së tij, siç ka thënë ai, për ta mbrojtur votën, e në anën tjetër përves premtimeve (jo vendimeve) paralajmëroi se nga një janari i vitit 2015 mësimdhënësit kosovarë do të kenë paga më të larta për 25 për qind. Aktualisht si PDK-ja, ashtu edhe Blloku e kanë të pamundur krijimin e Qeverisë.

E para, PDK-ja e ka në “dorë” Gjykatën Kushtetuese (GJK). Por, nuk i ka votat e deputetëve. E ndërkaq, të dytët, koalicioni LDK-AAK-Nisma, i kanë numrat por shansin për ta provuar po ua mohon Gjykata Kushtetuese, e cila drejtohet nga Enver Hasani. Ky i fundit është “mesia” i vetëm i partisë së Hashim Thaçit. Në momente të fundit e ka nxjerrë nga kriza, por si duket së fundi dhe vetë kryetari Hasani ka nevojë për një “mesi”.

Në këto momente zgjedhjet më së shumti i konvenojnë partisë së kryeministrit Thaçi, pasi që ky përmes vendimeve që i ka marrë si kryeministër na largim ka joshur dhe po josh votuesit potencialë të tij.

ARKATANA

Po ashtu, ky po shfrytëzon pozicionin dhe asetet shtetërore për të grumbulluar votues, e që një gjë të tillë nuk e kanë në dispozicion edhe përfaqësuesit e Bllokut opozitar.

Para pak ditësh përmes një vendimi abstrakt që nuk e kuptuan as njerëzit kompetentë, kryetari Hasani edhe më shumë e komplikoi situatën, edhe pse në kushte dhe rrethana normale ai është dashur të gjejë rrugëdalje. Për këtë është i thirrur dhe për këtë punë që ai duhet të bëjë nga shteti merr hiç më pak se 42 mijë e 777 euro në vit, pa i llogaritur këtu edhe honorarët që merr si profesor i Universitetit të Prishtinës, por edhe të hyrave tjera që i realizon ky.

Me vendimet e tij kryetari i Gjykatës Kushtetuese po tregon dhe dëshmon se ligjet në Kosovë nuk janë të zbatueshme ashtu siç janë të shkruara, por janë të negociueshme. Në bazë të praktikës së kryetarit Hasani, i cili në opinion njihet edhe me nofkën “Baba”, i forti gjithmonë ka të drejtë.

Zvarritja ligjore e konsolidimit të institucioneve (me faj të partive politike, por edhe Gjykatës Kushtetuese) ka dëmtuar rëndë reputacionin e vendit në aspektin ndërkombëtar. Ka dëmtuar Kosovën si në aspektin politik, ashtu edhe atë ekonomik.
Nga fillimi i vitit njohjet ndërkombëtare të Republikës së Kosovës janë të pakta. Ndërkaq, në aspektin ekonomik investimet e huaja kanë rënë thuajse për 50 për qind. Çdo ditë e më shumë Kosova po hiqet nga lista e vendeve ideale për të investuar.

Deri më tash Kosova është ballafaquar vetëm me probleme ekonomike, e pas zgjedhjeve nacionale iu janë shtuar edhe problemet politike e që thuajse kanë bllokuar ecjen normale në vend. Mirëpo, situata do të vështirësohet edhe më shumë nëse vendi vazhdon me këtë ritëm menaxhimi.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.