ARKATANA

Konfirmon PDK: Arsim Bajrami, kandidat i vetëm për kryetar të Kuvendit

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka konfirmuar faktin se ka vendosur njëzëri që kandidat i PDK-së dhe koalicionit të saj për kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jetë Arsim Bajrami, si kandidaturë e vetme.

Lexojeni njoftimin e plotë të PDK-së:

Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës njëzëri vendosi që kandidat i PDK-së dhe koalicionit të saj për Kryetar të Kuvendit të Republikës së Kosovës të jetë Prof. dr. Arsim Bajrami, si kandidaturë e vetme.

Prof. dr. Arsim Bajrami u lind me 19 mars 1960 në fshatin Medvec të Lipjanit. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, të mesmen në Lipjan, kurse Fakultetin Juridik në Universitetin e Prishtinës e regjistroi në vitin shkollor 1978/1979 dhe e mbaroi me sukses të shkëlqyeshëm.

Në vitin 1983/84 regjistroj studimet pasdiplomike në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, Drejtimi administrativ-politik, të cilat i përfundoj me 15 Janar 1985 ku mbrojti tezën e magjistraturës me temën “Gjyqësia kushtetuese e Kosovës” dhe mori titullin Magjistër i Shkencave Juridiko-Kushtetuese. Studimet e doktoratës me temën “Aspekti normativ i mëvetësisë së Kosovës në periudhën 1945-1994” i mbrojti me sukses në vitin 1996 dhe u promovua Doktor i Shkencave Juridike.

Prof. dr. Arsim Bajrami, është Profesor i të Drejtës Kushtetuese në Fakultetin e Drejtësisë të Universitetit të Prishtinës, ai ka një përvojë të gjatë në procesin e shtetndërtimit, në të cilin proces ka qenë i kyqur që nga vitet e ‘90-ta të shekullit të kaluar.

Hidromorava

Për më tepër Prof. dr. Arsim Bajrami ka qenë pjesëmarrës në hartimin e të gjitha akteve kushtetuese nga vitet 1990, duke përfshirë Kushtetutën e Kaqanikut, Kornizën Kushtetuese për Vetëqeverisje të Përkohshme dhe Kushtetutën aktuale të Republikës së Kosovës.

Në vazhdën e rrugëtimit të tij në rrugën e shtetndërtimit, vlen të theksohet edhe pjesëmarrja e tij në delegacionin zyrtar të Kosovës në Konferencën e Rambujesë në cilësinë e ekspertit juridik po ashtu nga viti 2011 deri në fund të vitit 2012 ka udhëhequr Komisionin ad hoc për ndryshimin e Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Në kuadër të eksperiencave profesionale ndërkombëtare Prof. dr. Arsim Bajrami në vitin 1998 ishte bashkëhartues i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, konsulent gjatë hartimit të Marrëveshjes së Ohërit në Maqedoni si dhe së fundi ekspert ndërkombëtarë në hartimin e Kushtetutës së Libisë pas revolucionit të vitit 2011.

Prof. dr. Arsim Bajrami është deputet i zgjedhur i Kuvendit të Republikës së Kosovës në të gjitha legjislaturat që nga viti 2001 dhe është hartues dhe bashkëhartues i shumicës së akteve të rëndësishme ligjore dhe nënligjore të zbatueshme në Republikën e Kosovës.

Nga viti 2003-2006 Prof. dr. Arsim Bajrami ishte Rektor dhe Prorektor në Universitetin e Proshtinës dhe në vitet 2007-2009 ishte ministër i Administratës Publike. Së fundmi, në dhjetor të vitit 2012 Prof. dr. Arsim Bajrami u zgjodh anëtar korrespondent i Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës. (sic)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.