Fundamenti

Çfarë i thotë Adelina, Valit?

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Edhe pse tash e një çerek shekulli në skenë, këngëtarja Adelina Ismaili mbetet emri i cili më së shumti intrigon publikun. Secila paraqitje, deklaratë, lëvizje e saj, është gjithmonë në qendër të vëmendjes. E kështu ndodhi edhe kësaj radhe kur në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Twitter’, pamë një mesazh që diva ia kishte dedikuar të fejuarit të saj, Valit.

Vitet në skenë e risitë që ajo gjithmonë ka sjell në të, kanë bërë që sa herë përmendet emri i saj interesimi i publikut të ngritët. Shumë këngë hite, fitore, paraqitje e thashetheme bëjnë që emri i Adelina Ismailit të jetë i padiskutueshëm në skenën shqipfolëse.

Mobi Casa

E ndonëse edhe këtë sezon e vërtetoi pse ajo quhet divë me koncerte e mbrëmje muzikore të cilat ishin të shpeshta e përplot publik, Ismaili një vend të veçantë i lë edhe të fejuarit të saj Valit, i cili njëherësh është edhe menaxheri i saj. E si e sheh ajo lidhjen me Valin, ka shkruar vetë Adelina në faqen e saj zyrtare në rrjetin social ‘Twitter’.

“Gjithçka ka kuptim, asgjë nuk ka rëndësi, kur ti më bekon. Flm që je ky që je. Një jetë është pak”, ishte mbishkrimi i këngëtares seksi i cili padyshim që nuk ka ngelur pa u parë nga fansat e saj të shumtë të cilët e kanë pëlqyer e komentuar pozitivisht ndjenjën e saj. Ndryshe Adelina e Vali tash e sa kohë jetojnë bashkë në Zvicër, ndërsa vetë këngëtarja ka pohuar se ka në plan edhe të kenë fëmijë në të ardhmen.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.