FIDANISHTJA

Zgjedhja e rektorit të ri përçan Këshillin Drejtues të UP-së

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Zgjedhja e rektorit të ri të Universitetit të Prishtinës, Ramadan Zejnullahu, rrezikon ta paralizojë punën e organit kryesor qeverisës të UP-së, Këshillin Drejtues.

Mbledhja e Këshillit Drejtues të Universitetit të Prishtinës, e thirrur të hënën pasdite për të diskutuar rreth interpretimeve se në zgjedhjen e Zejnullahut për rektor të UP-së ka konflikt interesi, është mbyllur para kohe për shkak të mungesës së kuorumit, pasi që dy nga anëtarët e saj, Ajvaz Berisha dhe Beqir Sadikaj, e kanë braktisur mbledhjen.

Mobi Casa

Ndërkohë dy anëtarë të tjerë të KD-së, Behxhet Mustafa dhe Blerim Kamberi, nuk kanë pasur të drejtë pjesëmarrjeje në këtë mbledhje. /Koha Ditore/