ARKATANA

Gazetarja gjilanase tregohet e suksesshme edhe në poezi

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Gazetarja e njohur gjilanase e cila jeton dhe vepron në Prishtinë, Kaqusha Kamberi, përveç botës gazetareske me të cilën merret nga fëmijëria, ka filluar t`i kushtojë rëndësi të posaçme edhe hobit të saj- poezisë. Ajo ka qitur në dritë librin e saj më të ri të titulluar “Stacioni i shpresës”.

Ajo së fundit ka botuar një libër me poezi e cila mban rreth 80 sosh e që kanë të bëjnë me tema të ndryshme. Libri ndahet në katër kapituj : Jeta, familja, dashuria dhe të ndryshme.

Ky botim mban në vete një punë rreth dy vjeçare të autores Kaqusha Kamberi. Duke pasur parasysh personalitetin e autores, profesionalizmin dhe talentin e saj, këtë botim me shumë respekt e mirëkuptim e ka përkrahur komuna e Gjilanit, përkatësisht kryetari Lutfi Haziri i cili është në përkrahje të talentëve të rinj, sidomos atyre gjilanas.

Autorja ka bashkëpunuar me shumë njerëz për realizimin final të këtij projekti me ç’rast në veçanti falënderon profesoreshën Ilire Zajmi për lekturën e bërë të poezive poashtu edhe të gjithë bashkëpunëtoret e tjerë të saj.

Hidromorava

Ilire Zajmi ka thënë se Kaqusha Kamberi në vargjet e saj kërkon kuptimin e jetës duke shkruar se jeta është vetëm një lojë, ndërsa ajo merr kuptim vetëm atëherë kur dashurojmë.

Zajmi ka thënë se nisur nga titulli i librit “Stacioni i shpresës”, autorja na fton të futemi në botën e saj të dëlirë, ku herë ka lumturi e gëzim, herë zemërim e indinjatë poetike kundër fenomeneve që e preokupojnë brishtësinë e saj femërore.

Kaqusha promovimin e këtij libri e ka bërë në disa mediume dhe emisione të ndryshme siç është emisioni i Kolegut të saj, Labinot Gashi “1 kafe me Labin” si dhe në emisionin argëtues e humoristik “odeon@ të miqve të saj Naim Abazi dhe Mihrije Braha.

Promovimin e këtij botimi Kaqusha do ta bëjë së shpejti edhe në qytetin e saj të lindjes në Gjilan ku të gjithë lexuesit do të jenë të informuar me kohë./rajonipress/