ARKATANA

Me ndihmën e KFOR-it dhe FSK-së tërhiqet një mjet i dyshimtë eksplodues

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Gjilan – Policia e Kosovës Stacioni Policor në Novobërdë ka pranuar një informatë nga ankuesi shqiptar shtetas i Kosovës i cili raporton se derisa ruante bagëtinë mbi fshatin Makresh i Epërm, në mal, afër rrugës kryesore, ka vërejtur një mjet të dyshimtë në formë të granatës/ predhës të kalibrit të madh.

Patrulla e policisë ka bërë sigurimin e mjetit, ndërkaq rreth orës 21:45 kanë arritur dy Ekipe për Deminim( EOD nga FSK dhe KFOR-i amerikan).

FIDANISHTJA

Rreth orës 22:00, Ekipet e EOD raportojnë se bëhet fjalë për një Projektil, i kalibrit 80 mm, të mbetur nga Lufta e Dytë Botërore, për shkak të vjetërsisë nuk dihet modeli dhe prodhuesi.

Mjeti është tërhequr nga lokacioni në fjalë pa as një pasoj njoftoj Ismet Hashani./rajonipress/