Remi: Jo zgjedhjeve, por edhe nëse mbahen, PDK del fituese
Deputeti i PDK-së, Rrustem Mustafa – Remi, edhe një herë ka shkruar rreth asaj se çfarë ai mendon rreth gjendjes së krijuar politike në vend. Në një postim të tij në Facebook, ai thotë se partia të cilës i përket, nuk i mirëpret zgjedhjet e reja, por edhe “nëse ato mbahen, Remi thotë se PDK do të dilte fituese.
“Unë nuk do të doja të supozoja se do të na duhet të shkojmë në zgjedhje të reja, pasi me të njëjtin sistem zgjedhor vendit nuk do t’i ofrohej asgjë e re edhe pse besoj se PDK-së kjo do t’i konvenonte nga se do hynim në gare me subjekte që vetëdijshëm kanë shkelur procedurat demokratike, dhe Gjykata kushtetuese i ka vlerësuar si shkelëse të kushtetutshmërisë, besoj se këtë qytetaret tanë e vlerësojnë dhe PDK padyshim do dilte fituese me e fuqishme se tani. Por gjithashtu besoj se PDK-ja do gjejë rrugën lehtë për të vendosur për Kryetar të Parlamentit!”, ka shkruar ai në Facebook. /Telegrafi/

