Eko Higjiena

Majlinda bën historinë, pozicionohet mbi të gjithë në ranglistën botërore të Xhudos

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kampionia botërore e xhudos dhe krenaria e Kosovës, Majlinda Kelmendi, është pozicionuar mbi të gjithë xhudistët e botës në ranglistën e re botërore të xhudos që u shpall sot.

Mbretëresha e botës në këtë sport luftarak, ka arritur ta ngrit epërsinë ndaj të gjithë xhudistëve në botë në ranglistën botërore, përfshirë këtu edhe meshkujt.

Ajo mban pozitën e parë në kategorinë -52 kg me 3750 pikë në total, por ky numër total i pikëve është më i madhi edhe në ranglistën e përgjithshme të xhudistëve nga të dy gjinitë.

Klikoni këtu për ta parë ranglistën botërore të xhudos.

United Hospital

Ky është një tjetër rekord i Majlindës, pasi që thuhet se deri më tani asnjëherë një xhudiste femër nuk ka qenë e para në ranglistën botërore.

Ky rezultat vjen pas suksesit të madh që Majlinda arriti duke e mbrojtur titullin e kampionit të botës në xhudo në Kampionatin Botëror që u mbajt në vendin që nuk e ka njohur Kosovën, në Chelyabinsk të Rusisë.

Ishte ky titulli i dytë me radhë i kampiones së botës për Majlindën, e cila këtë herë e bëri në tokën ruse, duke i treguar shtetit të Rusisë se Kosova ka shpirt sporti dhe meriton njohjen e intergrimin nëpër institucionet botërore të sportit dhe të sferave tjera. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.