ARKATANA

Berisha: UBT institucion prestigjioz

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

“Gjatë periudhës së studimeve në UBT kam marrë një eksperiencë të shkëlqyer nga mësimdhënësit e mi, e cila eksperiencë më ka ndihmuar shumë që pas përfundimit të studimeve themelore të jem edhe unë e angazhuar nga ky institucion në procesin e mësimdhënies si ndihmës asistente në lëndën Strukturë diskrete dhe Hyrje në algoritme” , thotë Diellza Berisha, për revistën “UBT Alumni”.

Berisha më tej shtonë se në UBT procesi mësimorë zhvillohet në kushte tejet të përshtatshme, kabinetet janë të pajisura në mënyrën më bashkëkohore, stafi akademik është shumë profesional dhe i përkushtuar për punë që e bën dhe gjithmonë i gatshëm për të ndihmuar dhe bashkëpunuar me studentët, përveç ligjëratave dhe ushtrimeve të rregullta UBT mundëson edhe ushtrime shtesë të mjaftueshme për arritje të rezultateve maksimale.

UBT është institucion prestigjioz ku secili studentë ka mundë të arrij maksimalisht përformancën e formimit profesional në drejtimin e përzgjedhur.

Uji Dea

Në UBT kultivohet shkenca dhe dija prej nga dalin njerëz të suksesshëm dhe profesionist të dalluar, përfundoi ajo./rajonipress/

Arbias Berisha, Studentë në Media (UBT)