Eko Higjiena

Qëndresë Shala vjen me vëllimin e parë poetik “Pritja jote jam”

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Edituar nga Shtëpia Botuese “BEQIR MUSLIU” e, nën përkujdesjen redaktoriale të Nexhat Rexhës si dhe recensentëve, Hasan Bunjaku, Sadete Tërnava – Osmani dhe Adem Salihaj, me një përkujdesje gjuhësore të Fatushe Halitit si dhe përgatitjen artistike nga Kushtrim Simnica …

Thonë për poezinë e Qëndresë Shalës:

Nexhat Rexha ( poet e kritik letrar) :

Poezia e Qëndresës ka shprehjen unikate me veçantinë e pritjes ëndërruese, e cila gjithsesi vjen me mëngjesin diellor. Ajo paralajmëron realizimin e kësaj ëndrre në pritjen e shpirtit të trazuar.

Në të gjitha këto lirika ajo ka arritur për t`i dhënë elan vargut, duke sintetizuar atë në fokusim të zhvillimit sa më funksional të idesë dhe mesazhit për konkretizim të mosshterimit të brendshëm, sepse bota e kësaj moshe ndjen e përjeton kohën në arritje të trokitjeve të zemrës me gjallërinë e mallit që sinjalizon ardhjen.

Uji Dea

Hasan Bunjaku (njëri nga recensentët e librit ) :

Qëndresë Shala, me vëllimin e saj të parë poetik, na sugjeron se kemi të bëjmë me një autore me stil pakashumë origjinal dhe fare të mëvetësishëm, i cili konsiston në vargun e shkurtër, kursyer fjalësh të shumëta (e shpesh tek disa autore tjera, fare të panevojshme), një narracioni të lehtë poetik, krijon tamam poezi për kutin e saj dhe të brezit që i përket, sepse po me të njëjtat tematika përballen e sfidohen në përditëshmërinë tonë trivial.

Ramadan Musliu ( poet dhe kritik letrar ):

Qëndresa është një poete me shumë potencë, veçanërisht shquhet për kultivimin e lirikave tejet origjinale !
Do të jetë një vëllim poetik jashtëzakonisht interesant !

( Botimin e këtij libri me poezi e kanë ndihmuar Zyra e Kryetarit të KK të Gjilanit dhe Ars Clubi “Beqir Musliu” /rajonipress/