Halimi: Diskriminimi po nxit spastrimin etnik
Deputeti shqiptar në Parlamentin e Serbisë, Riza Halimi, e ka kritikuar qeverinë e këtij vendi se nuk po bën asgjë për ta ndaluar diskriminimin e vazhdueshëm të shqiptarëve të Luginës së Preshëvës.
Ai ka thënë për Epokën e Re se praktikat diskriminuese të Beogradit po nxisin spastrimin etnik të shqiptarëve të Luginës së Preshevës. “Diskriminimi i shqiptarëve po e nxit spastrimin etnik”, ka thënë ai.


