ARKATANA

Ramadan Zejnullahu, Rektor i ri i UP’së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Profesori i Matematikës në UP, Ramadan Zejnullahu është zgjedhur Rektor i Universitetit të Prishtinës. Këtë vendim e ka marrë Këshilli Drejtues i UP’së.

Më këtë rast, u.d i Rektorit të deritashëm, Anton Berishaj ka dështuar të udhëheq UP’në edhe për dy vitet e ardhshme.

Kush është Ramadan Zejnullahu?

Rektori i ri i UP’së, Ramadan Zejnullahu, aktualisht, profesor ordinar, prej vitit 1980 është pjesë e Universitetit të Prishtinës.
Ai ka doktoruar në vitin 1988 me temë: Disa veçori të splein-funksioneve interpolative në hapësirat e Hilbertit.

Shtatë vite më përpara, pra në vitin 1981, Zejnullahi kishte magjistruar me temë: Karakterizimi i spleen – funksioneve në hapësirat e Hilbertit.

Hidromorava

Me librat e Rektorit të ri të UP’së mësojnë shumica e nxënësve të shkollave fillore dhe të mesme. Ai është autor i librave të Matematikës 1 deri te Matematika 9.

Vec kësaj, Zejnullahi ka qenë pjesë e Agjencisë së Akreditmit të Kosovës dhe anëtar i Këshillit Drejtues të UP’së.

Përpos gjuhës shqipe, Zejnullahu flet mirë dhe shkruan edhe gjuhën serbe.

Zejnullahu është edhe profesor i Kolegjit Dukagjini prej vitit 2010.