Ia pa sherrin qenit endacak, copëzat e fishekut e plagosën edhe atë
Kamenicë – Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te incidenti të ketë ardhur pasi që personi në fjalë ka gjuajtur një qen endacak dhe pas shkrepjes se armës copëzat e fishekut kanë goditur murin e shtëpisë dhe i janë kthyer atij, ku i kanë shkaktuar plagë në pjesën e barkut.
Policia e Kosovës Stacioni Policor në Kamenicë ka pranuar një informatë nga QKMF-ja ku njoftohet se një person shqiptar është sjellur i plagosur dhe i njëjti është dërguar për në Spitalin e Gjilanit.
Njësitet Policore në vendin e ngjarjes në fshatin Kopernicë, kanë gjetur, një gëzhojë të shkrepur si dhe 8 copë fishek të pa shkrepur te kalibrit 12 mm. Arma pushkë gjuetie, prodhim i Brazilt, dhe fishekët janë konfiskuar.
Nga hetimet e para në vendin e ngjarjes dyshohet se deri te incidenti të ketë ardhur pasi që personi në fjalë ka gjuajtur një qen endacak dhe pas shkrepjes se armës copëzat e fishekut kanë goditur murin e shtëpisë dhe i janë kthyer atij, ku i kanë shkaktuar plagë në pjesën e barkut.
Rasti është cilësuar “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” dhe është duke u hetuar nga njësitet hetuese njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/


