Fundamenti

Arifi: Kushtëzimi ndaj shqiptarëve për njohjen e gjuhës serbe është në kundërshtim me Kushtetutën e Serbisë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nën organizimin e Trupit Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë në Beograd është mbajtur sot tryeza e rrumbullakët ku është prezentuar studimi i bërë në shkollat shqipe në Luginë lidhur me përmirësimin e mësimit në gjuhën sërbe si gjuhë joamtare në shkollat fillore në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë.

Në panel përveç përfaqësuesve shtetërorë dhe ndërkombëtarë ka qenë edhe kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi, i cili njëherit i ka përfaqësuar tri komunat e Luginë, Preshevën, Bujanocin dhe Medvegjën.

Studimi në fjalë është bërë nga profesor të ndryshëm të gjuhës të cilët merren me studime psikologjike, sociologjike e të tjera, ku në kudër të këtij projekti një ekip ka qëndruar për muaj në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë për të studiuar nxënësit e 20 shkollave në Luginë për sa i përket gjuhës serbe.

Fundamenti

Në këtë dokument të paraqitur sot, kryetari Arifi ka dhënë disa vërejtje, ku sipas tij në një fjali thuhet se, për të pasur të drejt të punësohen shqiptarët duhet të din edhe gjuhën serbe, çka sipas Arifit kjo është në kundërshtim me Kushtetetuten e vetë Serbisë, qëndrim të cilin e kanë përkrahur edhe pjesmarrësit tjerë shqiptarë të cilët ishin prezent në sale, kryetari i Preshevës Ragmi Mustafa, deputetët popullorë shqiptarë si dhe përfaqësues të KNSH-së.

Në këtë drejtim kryetarin Arifi e kanë përkrahur dhe ambasadorët ndërkombëtarë që kanë qenë prezentë në këtë tryezë, duke theksuar se ky kushtëzim nuk mund ti bëhet shqiptarëve. Ambasadorët a huaj pas vërejtjeve të kryetarit Arifi, kanë kërkuar që edhe serbët e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës duhet të mësojnë gjuhën shqipe dhe të organizohen kurse në këtë drejtim. Arifi, panelistët dhe të pranishmit tjerë po ashtu i ka njoftuar në lidhje me protestën që do të mbahet ditën e hënë nga të gjithë nxënësit shqiptarë në shkollat fillore dhe të mesme në Luginë.

Projektin e lartpërmendur e ka financuar ambasada e Britanisë së Madhe në Beograd si dhe ambasada e OSBE-së në Beograd, ndërkaq e ka realizuar Trupi Koordinues për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë./BujanociNet/