United Hospital

Hoxhaj: Berlini hoqi fusnotën

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

“Pjesëmarrja e Republikës së Kosovës në konferencën e Berlinit, pa fusnotë , është një etapë e re për vendin”, ka thënë Ministri i Jashtëm në detyrë, Enver Hoxhaj.

Ai gjatë një interviste për “Radio Dukagjinin”, ka vlerësuar se kancelarja gjermane Angela Merkel, me konferencën e Berlinit ka treguar se Gjermania mbetet adresë e fort e Kosovës për në BE.

“Padyshim ftesa që Kosova të jetë pjesëmarrëse dhe me trajtim të barabartë me të gjitha atributet shtetërore dhe pa përdorim të fusnotës, tregon për atë se Berlini mbetet një adresë e fuqishme politike e Kosovës drejt rrugës Evropiane dhe një mbështetës i madhe i shtetësisë së Kosovës. Kryeministri Thaçi ka pasur mundësi që në konferencë të prezantoi të arriturat sa i përket dialogut me Serbinë, pastaj të ketë takime edhe me kancelaren Merkel”, ka thënë Hoxhaj.

UBT

Ministri Hoxhaj i cili do të raportoj sot në seancën e rregullt të Këshillit të Sigurimit ka bërë të ditur se Kosova në OKB do të kërkoj njohje nga ato shtete të cilat deri më tani nuk e kanë bërë një gjë të tillë.

Ndërsa në muajin shtator, gjatë Asamblesë së Përgjithshme të OKB-se, sipas tij do të përqendrohen tek shtetet që për shkak të procedurave të brendshme po e vonojnë vendimin për njohjen e pavarësisë. /radiodukagjini/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.