KKVITI

PDK-ja e ka humbur rrugën

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Ismet Beqiri është i bindur se asnjë deputet i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) nuk do të votojë për kandidatin e PDK-së për kryeparlamentar e as për formimin e Qeverisë nga kjo parti.

ekretari i përgjithshëm i LDK-së thotë për “Politiko.net” se PDK-ja e ka humbur rrugën në oborr dhe po spekulon për ta hutuar opinionin.

Sipas tij, PDK-në e ka kapur paniku. “Ajo çka vazhdon këto ditë, vazhdon në mënyrë letargjie dhe absolutisht ata që thirren dhe që janë të PDK-së shihet se kanë humbur rrugën në oborr dhe janë në një panik”, është shprehur Beqiri, duke shtuar se e dinë se cfarë do të ndodh në vazhdimin e seancës konstitutive .“E kanë shumë të qartë për atë që do të ndodhë në seancën e ardhshme kurdo kur ajo të vazhdojë, në të cilën Isa Mustafa do të rikonfirmohet si kryetar i Kuvendit të Kosovës dhe PDK duhet të pajtohet me këtë fakt i pëlqej ose jo”, ka deklaruar Beqiri.

Mobi Casa

Nënkryetari i PDK-së, Adem Grabovci, ka deklaruar dje për “Politiko.net” se deputetët e të gjitha subjekteve në parlament do të reflektojnë pozitivisht në seancën konstituive, për ta implementuar vullnetin e qytetarëve të Kosovës.

Sipas tij, jo vetëm të LDK-së, por edhe deputetët e subjekteve tjera do të votojnë për kandidaturat e PDK-së.

Por kjo deklaratë e tij kundërshtohet ashpër nga Ismet Beqiri i LDK-së, i cili thotë se këtu janë gënjeshtra dhe spekulime. “Të tjerat janë spekulime janë rrena, janë gënjeshtra si të doni thoni, janë ato propaganda dhe gënjeshtra që di më së miri t’i bëjë PDK dhe argatë e saj. Çdo gjë është e pavërtetë në aspektin e asaj që dikush i LDK’së, apo edhe dikush tjetër i Bllokut do ta votojë PDK-në. Kjo nuk do të ndodh, as nuk ka ndodhur në të kaluarën, flas për seancën e kaluar, as nuk do të ndodhë në të ardhmen”, ka thënë Beqiri.