UBT

Katër kandidatët për rektor intervistohen të martën

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Katër nga gjashtë kandidatët që i ishin futur garës për rektor të universitetit “Hasan Prishtina” do të intervistohen të martën nga anëtarët e Këshillit Drejtues të Universitetit, shkruan sot Koha Ditore.

Dy kandidatët e tjerë, që janë eliminuar nga gara prej Komisionit profesional për vlerësimin e kandidatëve kanë paralajmëruar ankesë në Ministri të Arsimit, por edhe në institucione të tjera.

Fundamenti

Pas nxjerrjes së raportit të komisionit, anëtarët e Këshillit kanë vendosur që Anton Berishaj, Berim Ramosaj, Ramadan Zejnullahu dhe Behxhet Mustafa, t`i nënshtrohen procesit të intervistimit.

Kryetarja e Këshillit, Shefkije Islami, ka thënë se është pranuar raporti nga komisioni me minus dy kandidatë. (Artikullin e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të Kohës Ditore).
© KOHA.net