UBT

​Ismajli ftohet në Berlin, Thaçi nuk e merr me vete

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka lënë jashtë delegacionit të Kosovës ministrin e Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli, edhe pse ky i fundit ishte ftuar nga Qeveria gjermane për të marrë pjesë në Konferencën e Vendeve të Ballkanit Perëndimor në Berlin.

Në vend të tij, për në Bruksel ka udhëtuar bashkëpartiaku i Thaçit, Besim Beqaj, që është ministër në detyrë i Financave.

Eco Higjiena

Ministri Ismajli, i cili vjen nga partia Aleanca Kosova e Re, ka treguar për “Kohën Ditore” se kishte kryer të gjitha përgatitjet për temat që do të diskutoheshin në konferencë, ndërkohë në momentet e fundit i është thënë se ai nuk do të udhëtojë për në Berlin.