Hidromorava

Kushtetuesja lë mundësi për marrëveshje

/ 4 minuta lexim
KKVITI

Njohësi i çështjeve kushtetuese dhe zhvillimeve politike në vend, Mazllum Baraliu, ka deklaruar se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese lejon mundësin e një marrëveshje në mes të subjekteve politike për ta zgjedhur kryetarin e Kuvendit.

“E veçanta e këtij vendim është se, lejon mundësin e gjetjes së një zgjidhje, ndonëse në mënyrë mjaft ambiguitive. Pra vendimi e përcjell në një mënyrë përgjegjësin të Kuvendi e lejon mundësinë që partitë politike dhe deputetët të merren vesh që ta tejkalojnë këtë gjendje në mënyrë që të bëjnë një zgjidhje sa i përket konstituimit të Kuvendit, veçanërisht zgjedhjes se kryetarit. Përndryshe vendimi i Gjykatës Kushtetuese përparësinë për ta propozuar kryetarin e Kuvendit, ashtu siç është pritur edhe më masën e përkohshme, ia jep PDK-së”, ka deklaruar Baraliu për “Epokën e re”.

Ai ka vlerësuar se subjektet politike duhet të shfrytëzojnë mundësin dhe të gjejnë një zgjidhje për ta tejkaluar ngërçin politik që është krijuar.

Sipas Baraliut, aktgjykimi i Kushtetueses tregon se nuk duhet të shkohet në zgjedhje të reja.

“Vendimi e ka lënë mundësinë e hapur që në bazë të një marrëveshje që mund ta bëjnë subjektet politike mund të gjejnë ndonjë zgjidhje dhe për ta tejkaluar gjendjen aktuale që është krijuar. Pra, Gjykata Kushtetuese e ka lënë ketë mundësi të hapur. Madje vendimi thotë të mos shkohet edhe në zgjedhje të reja”, është shprehur Baraliu.

Me tej, ai ka vlerësuar se shkuarja në zgjedhje të reja varet nga shumë faktorë.

FIDANISHTJA

“Së pari varet nëse do të sigurohet një marrëveshje rreth përgatitjes se konstituimit të Kuvendit në mes të subjekteve politike; se dyti, varet nga PDK-ja nëse do të mundet t’i sigurojë votat për ta zgjedhur kandidatin e saj për kryetar të Kuvendit dhe shumë çështje të tjera”, ka deklaruar Baraliu.

Duke folur për përmbajtjen e Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese, Baraliu ka thënë se Kushtetuesja është marrë me disa nocione që sipas tij, nuk ka qenë dashur të merret.

Baraliu ka treguar se duhen studime më të thella për të parë nëse janë bërë interpretimet e duhur në ketë rast dhe nëse janë tejkaluar normat Kushtetuese.

“Nëse thellohemi thellë aty do të shohim se ka shumë për të thënë. A janë adekuate ato interpretime apo nëse ka pasur tejkalime apo jo të normave Kushtetuese. Kjo është tjetër çështje, do kohë dhe studime më serioze. Gjykata Kushtetuese pos që i jep të drejtën partisë që e ka bërë kërkesën, të drejtën për të propozuar kandidatin për kryetar, aty definohet disa çështje jo sa duhet dhe në mënyrë kontradiktore: si grupi parlamentar, partitë politike dhe nocionet tjera me të cilat ndoshta Gjykata Kushtetuese nuk ishte dashur të merret. Megjithatë është e drejt e saj dhe atë e ka bërë”, ka theksuar Baraliu.

Ai ka deklaruar se në shumë pika është shkoqitur kërkesa e PDK-së, duke shtuar se aktgjykimi në disa vende është kontradiktor.

“Ka shumë çka për t’u thënë, sepse ka shumë pika në të cilat është shkoqitur kërkesa e koalicionit që e ka parashtruar kërkesën në Kushtetuese. Ajo që mund të thuhet më pak fjalë është se vendimi është joeksplicit, por në të njëjtën kohë është edhe kontradiktor në disa pika”, është shprehur Baraliu. /epoka e re/