Poeti
Në poezi është gjaku im, Kosova e të gjitha kohrave, sa herë qan a ngec historia, veton e bubullon poezia
Midis ajrit, frymës dhe ujit
midis bimëve dhe bëmave
jeta jo ( rrallë ) pluskon
në heshtje dhe pa beteja
Koha na do si do vetë
jo ashtu si e ( duam ) ne
ëndërrës zëshëm i thërras
po edhe ajo më del e zënë
Dhjamin dhe figurat zih
asnjë lloj i artit si duron
poezia skuqet dhe zbehet
nëse me emër shenjëzon
Rrustem Geci – poezi nga libri “Heroika”


