Mobi Casa

Rikthehet Flora Brovina

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Aktgjykimi final i Gjykatës Kushtetuese lidhur me seancën konstituive të Kuvendit ka lënë shumë dilema. Vendimi nuk ka sqaruar as se kush do ta ketë të drejtën e thirrjes së seancës së radhës të Kuvendit të Kosovës. Me Kushtetutë është e paraparë që seanca konstituive e Kuvendit të thirret nga Presidentja. Mirëpo Kushtetuta nuk e parasheh se kush mund ta thërrasë seancën në një situatë çfarë edhe është krijuar më 17 korrik. Dilema ende vazhdon.

Megjithatë, Sekretari i Kuvendit të Kosovës, Ismet Krasniqi, pret që seanca të thirret nga Flora Brovina si udhëheqëse e seancës së parë konstituive. Megjithatë, ai thotë se duhet të priten diskutimet që mund të rrjedhin nga partitë politike në lidhje me këtë çështje. “Çfarë të kërkojnë nga ne, ashtu edhe do të veprojmë. Mirëpo parimisht mendoj se Flora Brovina do ta thërrasë seancën e ardhshme”, ka thënë Krasniqi për gazetën Tribuna.

Eco Higjiena

Mendim të njëjtë, se kujt mund t’i takojë e drejta e thirrjes së seancës, ka edhe njohësi i çështjeve kushtetuese, Riza Smaka. Ai thotë se pasi gjykata ka vendosur për vazhdim të seancës në pikat e mbetura, atëherë seancën e thirr Flora Brovina si kryesuese e seancës së kaluar. “Mirëpo seancën mund ta thërrasë edhe presidentja Atifete Jahjaga”, ka thënë Smaka…(Tribuna).

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.