KKVITI

Kapen hajnat e pompës në Bujanoc dhe plaçkitjes së veturave të shtetasve të huaj

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Policia e Bujanocit me urdhër të zëvendës prokurorit të Prokurorisë në Vranjë kanë marrë vendim për paraburigim të S.J (1986) dhe Z.J (1961) nga komuna e Vrnjaçka Banjës për shkak të dyshimit se kanë kryer vepër penale të grabitjes, tre vepra penale për vjedhje të rënda dhe vjedhje.

Dyshohet se S.J dhe Z.J me 13 korrik të këtij viti, me kërcënim dhe pistoletë, nga arka e pompës së benzinës në komunën e Bujanocit kanë përvetësuar në mënyrë të paligjshme rreth 453.000 dinarë.

Gjithashtu, dyshohet se ata, në zonën e parkimit të të njejtës pompë të benzinës me 6 gusht të këtij viti, nga vetura e mbyllur të cilin po e drejtonte një shtetas grek kanë përvetësuar 3000 euro, dokumentat personale dhe kartelat bankare.

Uji Dea

Ata dyshohet se në të njejtën ditë në zonën e parkimit pranë koridorit 10 në afërsi të Vranjës, në një makinë të shtetasit turk në mënyrë të paligjshme kanë përvetësuar 1000 euro dhe stoli ari. Po të njejtën ditë, nga një shtetas turk duke thyer xhamin e veturës kanë marrë rreth 300 euro dhe telefonin mobil.

Ata janë akuzuar gjithashtu se edhe më 24 qershor të këtij vitit nga vetura e një shtetasi çek kanë marr 1200 euro, kartelat e bankës, dokumentat e udhëtimit dhe telefonin mobil.

Prokurori të dyshuarve i caktoi 30 ditë paraburgim./BujanociNet/