ARKATANA

Besa: Pas 10 viteve e shoh veten si nënë dhe grua të suksesshme!

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Në vitin 2006 u zgjedh si femra më e bukur në Kosovë. Është kjo bukuroshja Besa Gashi e cila në një intervistë për gazetën Tribuna, flet për nivelin e organizimeve të spektakleve të bukurisë, operacionet plastike dhe planet e saj në të ardhmen.

Niveli jo i kënaqshëm i organizimeve të spektakleve të bukurisë ka shtyrë që Besa të mos merret më me këto spektakle, ajo gjatë intervistës për gazetën Tribuna ka treguar se deri në momentin kur ka ndonjë projekt që ja vlen nuk do të merret me spektakle bukurie për shkak se sipas saj fatkeqësisht në Kosovë nuk ka ndonjë perspektivë të madhe nga modelimi.

Tribuna: Besa, që nga zgjedhja e juaja si ‘Mis Kosova 2006’, a keni qenë më aktive në spektakle bukurie ?
Gashi: Unë isha aktive në spektakle bukurie deri ne vitin 2010, në spektaklet në vend dhe jashtë ku kam përfaqësuar Kosovën, isha e vetmja modele nga Kosova dhe isha me modelet më të mira në ‘Fashion TV’ që është televizioni më i njohur i modës. Për mua nuk është e rëndësishme vetëm të jem aktive, por të jem vetëm në projekte që ja vlen, them këtë sepse fatkeqësisht në Kosovë nuk ka ndonjë perspektivë të madhe nga modelimi. Deri në muajt e parë të shtatzënisë kam qenë pjesëmarrëse në disa reklama, por imazhin tim nuk e dëmtojë asnjëherë me reklama apo spektakle joprofesionale vetëm që të jem pjesë e medieve.

Tribuna: Cilat janë angazhimet tuaja të tanishme në karrierën si modele?
Gashi: Tani nuk kam ndonjë plan, por në qoftë se ka ndonjë projekt që ja vlen me marrë pjesë, gjithsesi. Tash më shumë besoj të filloj të ushtroj profesionin tim si ekonomiste.

Tribuna: A do t’ju shohim ndonjë ditë si anëtare e jurisë në ndonjë spektakël bukurie?
Gashi: Kam qenë e ftuar dhe kam marrë pjesë shumë herë si anëtare e jurisë, mirëpo më shumë kam marrë pjesë në spektaklet që janë organizuar jashtë vendit e veçanërisht në Zvicër në spektakle të bashkatdhetarëve tanë, por edhe në Kosovë kam qenë disa herë.

Tribuna: Çka mendoni për nivelin e organizimeve të këtyre spektakleve në Kosovë?
Gashi: Niveli i organizimeve nuk është në nivelin e duhur, por shpresoj shumë që të presim spektakle më të mira dhe me më shumë vlera.
Besa: Pas 10 viteve e shoh veten si nënë dhe grua të suksesshme!

Uji Dea

Tribuna: A keni pasur kohë për pushime? Nëse po, ku i keni kaluar ato?
Gashi: Isha disa ditë në pushime me motrat dhe vajzat e axhës në Mal të Zi. Por me Albertin dhe vajzën akoma nuk kam qenë askund për pushime dhe besoj që në muajin shtator do të shkojmë dikur por akoma nuk e kemi vendos se ku do të ikim.

Tribuna: A keni qenë e nominuar për ‘Ice Bucket Challenge’? A do u sfidoje me një aksion të tillë?
Gashi: Më ka pëlqyer ideja e ‘Ice Bucket Challenge’ ngase e njoh dhe rastin e sëmundjes me ALS , shpresojë që me anë të kësaj sfide të sensibilizohen opinioni mbi gjetjen e shërimit . Nuk e kam bërë akoma dhe mendoj që mundësia ime e vetme mbi këtë sfidë është një ndihmesë modeste me anë të donacionit.

Tribuna: Cili është mendimi juaj për operacionet plastike? A do të merrni ju një hap të tillë?
Gashi: Ndërhyrjet kirurgjike tek rastet e fatkeqësive do i arsyetoja , ndërkaq për diçka që ka vendosur krijuesi ynë s’do kisha guxim as vullnet për ndryshime . Fundja, shumë njerëz asgjë me bukur nuk po duken edhe pas ndërhyrjeve.

Tribuna: Sa jeni përdoruese e rrjeteve sociale?
Gashi: Sot rrjetet sociale janë bërë pjesë e secilit prej nesh , sigurisht edhe unë jam pjesë e tyre mirëpo në të shumtën e rasteve i përdor për komunikim.

Tribuna: A mendoni të bëheni nënë përsëri? Sa fëmijë do dëshironi të keni?
Gashi: Nuk kam ndonjë planifikim të afërt për ndonjë fëmijë tjetër , mirëpo shpresoj që në të ardhmen Zoti do më dhurojë prapë edhe një ose pse jo edhe dy engjëj të tjerë.

Tribuna: Si e paramendoni veten pas 10 viteve?
Gashi: Pas 10 vitesh veten e shoh me familjen time si një nënë dhe grua e lumtur duke u kënaqur me sukseset e mia si një nënë dhe grua e suksesshme.