Suad Kryeziu e Luljeta Shala të parët në “Pranverën Studentore 1981”
Gjilan – Në manifestimin e atletikës e cila u mbajt për nder të Pranverës Studentore të vitit 1981 në praninë e 800 atletëve më të mirët ishin Suad kryeziu i klubit të Roganës nga Rogana dhe Luljeta Shala e Llapit të Podujevës.
Fituesi i këtij manifestimi të atletikës Suad Kryeziu ka deklaruar.
“Ishte një vrapim i mirë i imi, nuk pata probleme ishte një stërvitje për mua ndërsa po përgatitem për sfidat e ardhshme të cilat më presin”.
Atleti më i mirë i Kosovës Suad Kryeziu shtegun 11.300 metra e vrapoj për 38 minuta e 26 sekonda ndërsa atletja Luljeta Shala për 42 minuta e 47 sekonda. Tek meshkujt në pozitën e dytë është renditur Ilir Rrudhani ndërsa të tretin Emin Krajqevci, ndërsa në pozitë të dytë tek femrat është renditur Arbnora Berisha ndërsa e treta ka dalë Donika Bujupaj.
Në shtegun 4.300 metra më i miri ishte Çlirim Hyseni ndërsa tek femrat Genta Peci.
Veteranët arritën këtë kohë në shtegun 4.300metra Hasan Jonuzaj ndërsa tek femrat Majlinda Canolli.
Nga Shkollat Fillore më i miri ishte në 2.400 metra Lorik Morina ndërsa tek femrat Donjeta Miftari.
Në shtegun për Pionier në 2.000 metra më i miri ishte Ardian Peci ndërsa tek femrat Fjolla Geci .
Tek personat me aftësi të kufizuara në 800 metra ka ngadhnjyer Avdil Ibishi./rajonipress/


