Drita më në fund shënon fitore
Gjilan – Futbollistët e Dritës në javën e 21 të Vala Superligës së Kosovës në futboll, kanë arritur fitoren e parë në stinorin pranveror duke e mposhtur skuadrën udhëtuese nga Skenderaj Drenicën me rezultat 2-1.
Futbollistët e Dritës gjatë tërë ndeshjes e deshën fitoren më shumë, dhe në fund kanë gëzuar 1.500 shikues me këto tri pikë të fituara të vlefshme për mbijetesën e saj.
Leotrim Kryeziu në minutën e 18 gjuan nga 17 metra godet shtyllën pingule të Arion Imerit, topi dëbohet deri te Zeneli i cili gjuan topi devijohet tek Bejta i mysafireve dhe topi gjen rrjetën e Imerit.
Në fillim të pjesës së dytë në minutën e 47, Lushtaku pason një top me kokë gjerë te Granit Arifaj i cili me gjuajtje të furishme nga 17 metra gjenë këndin e epërm të djathtë të portierit Betim Halimit duke barazuar në 1-1.
Golin e fitores “bardh e kaltërtit” e Dritës e gjejnë në minutën e 62 nëpërmjet rezervistit Përparim Livorekës, i cili gjuan anash nga 13 metra por portieri mysafir Arion Imeri bënë gabim trashanik duke e përplasur topin në rrjetën e tij, i cili në fund të ndeshjes i përlotur për këtë gabim të bërë nuk qetësohej.
Në ndeshjën e ardhshme futbollistët e Dritës do të takohen me Prishtinën./sylejman ismajli/rajonipress/

