UBT

Nuk do të ketë regjistrim të organizuar nga Lugina….

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Medvegjë – Këshilli Kombëtar Shqiptar në Serbi njofton të gjithë kandidatët potencialë nga Lugina e Preshevës për studentë në institucionet publike të arsimit të lartë në Republikën e Shqipërisë, përkatësisht nga komunat Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë se regjistrimi është individual dhe nuk ka asnjë procedurë tjetër për regjistrim kolektiv.

Në njoftim, ndër të tjera thuhet se Këshilli Kombëtar në komunikim me Ministrinë e Arsimit dhe Sportit ka siguruar që të gjitha procedurat rreth aplikimit dhe regjistrimit të kryehen nga institucionet e Republikës së Shqipërisë me qëllim që të shmangen manipulimet që do të mund të paraqiteshin në këtë proces.

ARKATANA

“Vlen të theksohet se në Udhëzimin nr. 24 nga data 11.08.2014 është kumtuar se “kandidatët nga: Presheva, Bujanoci dhe Medvegja, të aplikojnë drejtpërdrejt pranë institucioneve publike të arsimit të lartë nga data 25 gusht deri më 10 shtator 2014 sipas kuotave të përcaktuara në pikën 2 të Vendimit nr. 517, nga data 1 gusht 2014, të Keshillit të Ministrave për kuotat e pranimit të studentëve me kohë te plotë ne institucionet publike të arsimit të lartë në ciklin e parë të studimeve për vitin akademik 2014 – 2015”. Gjithashtu, kandidatët të cilët konkurojnë në programe studimi për të cilët është paraparë konkursi për pranim, në përputhje me Udhëzimin nr. 20 nga data 6 gusht 2014, të aplikojnë pranë IAL-ve respektive, brenda periudhës 21 gusht 2014 – 28 gusht 2014″, shkruan në njoftim. (mepress.info)