Hidromorava

Dëbohet nga Franca homoseksuali kosovar

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kërkesa e tij për azil është refuzuar nga Zyra Franceze për Mbrojtjen e Refugjatëve dhe Personave pa shtetësi.

Kosovari ishte ankuar në Gjykatën e Apelit në Lyon, por edhe ishte refuzuar kërkesa e tij, raporton KTV.

Ai u arrestua më 12 gusht dhe u vendos në paraburgim për aeroportin Saint-Exupéry para se të kthehej në Kosovë të enjten.

Uji Dea

Në vendimin e vet OFPRA tha se nuk ishte e lehtë, por rasti ishte shqyrtuar prej më shumë se një viti.

Kosovari i ri homoseksual kishte shkuar në Francë në mars të vitit 2013, kur kishte kërkuar azil, pasi që tha se ishte sulmuar në Kosovë për shkak të orientimit të tij seksual./albinfo/