ARKATANA

Makolli: Qeveria e Kosovës do të angazhohet edhe në të ardhmën për shqiptarët e Luginës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Ministri i diasporës në Republikën e Kosovës Ibrahim Makolli i shoqëruar nga stafi i tij ka qëndruar sot në komunën e Bujanocit ku është takuar me kryetarin e komunës Nagip Arifin. Gjatë këtij takimi vëllazërorë është biseduar për gjendejen e shqiptarëve në Luginë të Preshevës, me theks të veçant aktivitetet kulturore në Luginë.

Pas takimit me kryetarin Arifi, Ministri i diasporës, u shpreh se, “Kosova e ka për obligim që të kujdesët për bashkombasit e vetë jashta kufijve të Republikës së Kosovës. Ministri Makolli gjithashtu potencoi edhe bashkëpunimin që ka komuna e Bujanocit mes Odës Ekonomike të Kosovës dhe vahzdimin e bashkëpunimit në fushat tjera”.

ARKATANA

Sipas Ministrit Makolli ky është një takim shum frytdhënës dhe në të ardhmën do të ketë edhe takime më të shpeshta me qëllim të forcimit të bashkëpunimit të ndërsjellë. Nga ana tjetër nikoqiri i këtij takimi kryetari i komunës së Bujanocit Nagip Arifi u shpreh se, “ishte kënaqësi që në kabinetin e tij kishte një Ministër nga Qeveria e Republikës së Kosovës, me të cilin kanë biseduar për gjendejen e shqiptarëve në përgjithësi në Luginë të Preshevës, veçanarisht vazhdimin e një bashkëpunimi i cili do të kontribuonte në të mirë të shqiptarëve të kësaj ane”.

Arifi gjithashtu potencoi se, ardhja e Minstrit Makolli në komunën e Bujanocit do të thotë një përkrahje e madhe e Qeveris së Kosovës për shqiptarët e Luginës. Prezantimi i pikturave që janë realizuar në kuadër të kolonisë artstike nga galeria “Qahili” projekt të cilin e ka përkrahur finansiarisht ministria e diasporës, do të përfundojë sonte në Preshevë, ku do të jetë i pranishëm edhe ministri Makolli./BujanociNet/