Uji Dea

Vendbanimi më i madh shqiptarë në Luginë me infrastrukturë të përparuar

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Lagjja “Leska” në fshatin Ternoc të komunës së Bujanocit nga sot ka rrugën e asfaltuar e që lidhet me rrugët kryesorë nga ambulanca e fshatit dhe nga njëra ana në drejtim të qendrës së fshatit me një gjatësi prej 287 metra.

Gjatë asfaltimit të rrugës në terren ishte dhe kryetari i komunës së Bujanocit, Nagip Arifi i shoqëruar nga drejtori i ndërmarrjes publike për Ndërtim, Agim Haliti. Vetë Arifi në prononcim duke uruar banorët e kësaj lagje, ka theksuar edhe planet dhe vendimet që kanë dal nga Asambleja komunale e që sot po bëhen realitet në praktik. Po ashtu në lidhje me ketë projekt i cili financohet plotësisht nga buxheti i komunës së Bujanocit në kuadër të tij është dhe rruga tek lagja “Terezi” me gjatësi rreth 200 metra që të dyja kapin vlerën prej 4 milion e 900 mijë dinarë pa tatimin mbi vlerën e shtuar.

Uji Dea

Gani Avdiu në moshë i cili nga fillimi në këtë vapë përcolli asfaltimin e rrugës nga gëzimi, faleminderoi komunën dhe u shpreh shumë i kënaqur me këtë punë. Planet që i ka Direksioni për Ndërtim në bashkëpunim gjithnjë me komunën, kjo e fundit do të i financoj projektet infrastrukturore dhe të tjera. Po ashtu në radhë është dhe asfaltimi i rrugës në fshatin Konçul dhe asfaltimi i rrugës nga xhamia e qytetit të Bujanocit në drejtim të shkollës fillore “Naim Frshari” dhe asaj të mesme “Sezai Surroi”.

Me përfundimin e këtyre rrugëve infrastruktura në komunën e Bujanocit duke përfshirë edhe rrugët që janë asfaltuar në vendbanbimet tjera, po rumbullakësohet infrastruktura rrugore, krahasuar me udhëheqësinë e mëparshme, vetëm në gjysmën e mandatit të pushtetit aktual është punuar sa në katër vitet pushtet të mëparshëm./BujanociNet/